Kryefjala Logo

Sara Gjordeni sqaron raportin me Mateon: “Na lidh vetëm puna dhe…”

17 Korrik, 2026 | 8:59 am

Moderatorja Sara Gjordeni, ka reaguar pas pyetjeve të ndjekësve lidhur me raportin e saj me Mateo Borrin.

Përmes një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti: “Si i ke raportet me Mateon? Dhe bravo ty për moderimin.”

Sara vendosi t’i japë fund çdo aludimi me një përgjigje të qartë. Ajo u shpreh se marrëdhënia mes tyre është tërësisht profesionale dhe se i bashkon vetëm puna, si edhe respekti i ndërsjellë.

“Faleminderit. Marrëdhënie tërësisht profesionale. Na lidh vetëm skena e ‘She’s on Top’ dhe respekti i përbashkët,” shkroi moderatorja.

Sara Gjordeni drejton sezonin e shtatë të “She’s on Top”, ndërsa Mateo Borri është pjesë e formatit. Të dy janë shfaqur së bashku në ekran gjatë këtij sezoni, gjë që ka nxitur kureshtjen e publikut për raportin e tyre. 

Të ngjashme