Kryefjala Logo

“Më ndihmoni të shkoj në Maldive dhe të bëj gjoks të ri”/ Ish-banorja e Big Brother u kërkon fansave 15 mijë euro: Nuk jam mësuar të punoj

14 Korrik, 2026 | 4:42 pm

Ish-banorja e Big Brother në Kroaci, Ava Karabatić, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pasi u kërkoi ndjekësve të saj t’i dërgojnë para për të financuar një udhëtim në Maldive dhe një ndërhyrje estetike për zëvendësimin e implanteve të gjoksit.

Në një postim në Instagram, 38-vjeçarja u bëri thirrje fansave ta ndihmojnë të realizojë, siç e quajti ajo, “dëshirën e jetës”.

"Më ndihmoni të shkoj në Maldive dhe të bëj gjoks

“Të dashur, më ndihmoni të shkoj në Maldive dhe të bëj gjoks të ri. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të vizitoj Maldivet dhe ende nuk kam arritur ta bëj,” shkroi ajo, ndërsa kërkoi rreth 15 mijë euro.

Karabatić publikoi edhe të dhënat e llogarisë bankare dhe IBAN-in, duke u kërkuar ndjekësve të transferonin para direkt në llogarinë e saj.

Ajo shpjegoi se implantet që ka vendosur rreth 20 vite më parë duhet të zëvendësohen, pasi sipas saj nuk janë projektuar të zgjasin aq sa modelet e reja. Sipas Avës, mbajtja e tyre përbën rrezik për shëndetin.

Pas kritikave se po “lyp para”, ish-ylli i reality show-ve reagoi duke thënë se “nuk është mësuar të punojë” dhe se gjatë jetës gjërat i kanë ardhur më lehtë.

Madje, ajo premtoi se kush e ndihmon financiarisht do të “shpërblehet” me më shumë foto provokuese pas operacionit.

Ava Karabatić është një nga figurat më të njohura të reality show-ve në Ballkan. Ajo ka marrë pjesë në formate si Big Brother, Survivor dhe The Farm, ndërsa në vitin 2019 tërhoqi vëmendje edhe kur shpalli kandidaturën për presidente të Kroacisë, duke prezantuar një program politik me propozime për reforma në arsim, mjedis dhe legjislacion.

Të ngjashme