Kryefjala Logo

Foto që flasin më shumë se fjalët, Granit Xhaka ndan momentin prekës me familjen pas fitores

9 Korrik, 2026 | 3:17 pm

Granit Xhaka ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë pas kualifikimit të Zvicrës në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.

Kapiteni me origjinë shqiptare publikoi në Instagram disa fotografi ku shfaqet pranë bashkëshortes dhe babait të tij, menjëherë pas suksesit dramatik ndaj Kolumbisë. Zvicra siguroi biletën për në fazën tjetër vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

“Sytë tregojnë historinë…”, shkroi Xhaka krahas postimit, duke zgjedhur pak fjalë për të përshkruar emocionet e forta të një mbrëmjeje që do të mbetet gjatë në kujtesën e tij.

IMG 0147
Screenshot
IMG 0146
Screenshot

Triumfi ndaj Kolumbisë ishte rezultat i një përballjeje të luftuar deri në sekondat e fundit, ndërsa festimi me familjen e bëri këtë arritje edhe më të veçantë për mesfushorin shqiptar.

Tashmë, Zvicra do të përballet me një nga favoritët e turneut, Argjentinën. Me moral të lartë dhe me Xhakën si lider në fushë, helvetët synojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre surprizues në Botëror.

Të ngjashme