Showbiz
“Dola nga deti dhe rrobat u bënë kështu”, Oriola Marashi ngre shqetësimin
5 Korrik, 2026 | 8:17 am

Modelja e njohur Oriola Marashi ka ndarë me ndjekësit një shqetësim që lidhet me ndotjen e detit, duke publikuar një foto nga plazhi që ka ngjallur reagime në rrjetet sociale.
Në Instastory, ajo tregon një njollë të zezë në rrobat e banjës, për të cilën pretendon se është shkaktuar nga nafta pas larjes në det.
“Sot dola nga deti dhe rrobat e banjos dolën kështu. Kjo nuk është rërë. Kjo është NAFTË”, shkruan Oriola, duke shprehur shqetësimin për ndotjen e ujërave.
Modelja shton se deti nuk duhet të kthehet në një vend të ndotur, duke theksuar se kjo situatë dëmton jo vetëm mjedisin dhe kafshët detare, por edhe shëndetin e pushuesve.
Në fund të reagimit të saj, Oriola u bën thirrje ndjekësve të flasin për këtë problem dhe të kërkojnë më shumë përgjegjësi nga institucionet.
“A ju ka ndodhur edhe juve? Është e rëndësishme të flasim dhe të kërkojmë përgjegjësi,” shkruan ajo.











































