Kryefjala Logo

Valdrin Pjetri publikon dokumentet: “Një incident i padrejtë 24 vite më parë nuk mund të më penalizojë gjithë jetën”

1 Korrik, 2026 | 11:57 am

Valdrin Pjetri ka reaguar publikisht duke ofruar për Kryefjala dhe mediat e interesuara një sërë dokumentesh zyrtare nga Italia dhe Shqipëria, për të sqaruar çështjen që lidhet me të kaluarën e tij gjyqësore. Një temë që ka ngritur shumë akuza nga një pjesë e medias dhe opozitës shqiptare.

Sipas deklaratës së tij, ngjarja daton në vitin 2003, kur ishte 18 vjeç dhe studionte në Firence. Pjetri pretendon se një person i kishte futur në banesë ku ai jetonte me studentë të tjerë rreth 2 gramë hashash, ndërsa pas presioneve ai pranoi se lënda ishte e tij dhe se bëhej fjalë për përdorim personal.

“Kanë kaluar 24 vjet nga ai incident i padrejtë dhe nuk mund të më penalizojë gjithë jetën”, shprehet ai.

8f455a49 a22b 4b42 bf6b 2fd7e8469adf 4b06fe8f 9b5c 41f6 a35e 06e2ba86b22bMes dokumenteve të publikuara ndodhet edhe një raport i Policisë Shkencore të Firences, ku rezulton se lënda e sekuestruar ishte rrëshirë kanabisi (hashash) me përmbajtje THC rreth 1.8% dhe me peshë 2.049 gramë.

Një tjetër dokument është vendimi i Tribunale di Sorveglianza di Firenze, i datës 31 korrik 2012, me të cilin Valdrin Pjetri është rehabilituar nga pasojat juridike të dënimit, pasi gjykata ka vlerësuar se ai kishte përmbushur detyrimet që rridhnin nga vendimi dhe kishte dëshmuar sjellje të mirë.

Në dosje përfshihet gjithashtu një Certifikatë e Përgjithshme e Casellario Giudiziale e lëshuar në Itali më 19 korrik 2019, ku rezulton shënimi “NULLA”, që tregon se në atë certifikatë nuk figurojnë shënime penale.

Po ashtu, një Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë më 2 gusht 2022, e përcakton Valdrin Pjetrin si “të padënuar”.

58758f0e 94bd 48b5 97de 7767ece6dc75 e337e37b 3bbd 4ab6 8260 18133a70658c

Në reagimin e tij, Pjetri thekson se, sipas tij, nga pikëpamja ligjore çështja është e mbyllur, duke iu referuar dokumenteve zyrtare të autoriteteve italiane dhe shqiptare që ka bërë publike.

Të ngjashme