Showbiz
Mes distancës, partneri i bën dedikimin e ndjerë Genta Ismajlit
30 Qershor, 2026 | 7:02 pm

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, dhe partneri i saj, biznesmeni turk Huseyin Usta, prej një periudhe po jetojnë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve profesionale dhe detyrimeve që i mbajnë në vende të ndryshme.
Megjithatë, distanca nuk duket se ka ndikuar në marrëdhënien e tyre. Çifti vijon të jetë ndër më të komentuarit në showbizin shqiptar dhe shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta familjare.
Së fundmi, Huseyin ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të ëmbël ku shfaqen Genta së bashku me binjakët e tyre.
Krahas imazhit, ai ka shprehur mallin për familjen, duke lënë të kuptohet se ribashkimi i tyre është shumë pranë. Në mesazhin e tij, biznesmeni thekson se mezi pret ditën kur do të jenë sërish të gjithë bashkë.












































