Kryefjala Logo

Aktorja bie në pishinë, thyen brinjët

30 Qershor, 2026 | 2:58 pm

Aktorja australiane Ruby Rose është shtruar në spital me dy brinjë të thyera pasi rrëshqiti pranë pishinës së saj.

Ylli i filmit “Orange is the New Black” ndau një video të aksidentit në rrjetet sociale, i cili ndodhi në oborrin e shtëpisë së saj, raporton Daily Star.

Videoja tregon aktoren 40-vjeçare duke ecur përgjatë buzës së një pishine duke u përpjekur të ujitë një pjesë të kopshtit të saj.

Në një moment, ajo humbi ekuilibrin, goditi brinjët buzë pishinës dhe ra në ujë. Pasi ra, ajo mbeti në ujë, duke mbajtur gjoksin nga dhimbja.

lg.php?bannerid=10794&campaignid=1519&zoneid=125&loc=https%3A%2F%2Findeksonline
a817a47d 3bca 472f 917c 1611af34c59d

Pavarësisht aksidentit, Rose gjeti një anë humoristike të situatës, duke iu referuar me shaka lojës Monopoly në postimin e saj. “U prehshin në paqe, brinjët e mia dhe pjesa tjetër e verës sime. Janë thyer, dhe më shumë se kaq. Direkt në spital, pa fillim dhe pa 200 dollarë”, shkroi ajo.

106085e4 efdd 4977 8d53 3a95dbeefe84

Të ngjashme