Kryefjala Logo

Erion Veliaj nga burgu dërgohet në maternitet, bëhet baba për herë të dytë

29 Qershor, 2026 | 5:56 pm

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është bërë baba për herë të dytë, pasi bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë.

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme i ka miratuar Veliajt një leje të përkohshme për të vizituar bashkëshorten dhe foshnjën në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Sipas të njëjtave burime, leja është firmosur nga prokurori i posaçëm Olsi Dado dhe ka një afat prej 48 orësh.

Erion Veliaj dhe bashkëshortja janë gjithashtu prindër të një djali tjetër, Kajanit, i lindur në tetor të vitit 2018.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ndaj tij, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza, mes të cilave korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit.
(Nga Shqip.com)

Të ngjashme