Kryefjala Logo

Nga frika për një tumor te komentet në rrjet, Aulona Musta rrëfen gjithçka

29 Qershor, 2026 | 4:26 pm

Gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta ka ndarë së fundmi disa prej momenteve më personale të jetës së saj, duke folur hapur për sfidat shëndetësore, karrierën, familjen dhe mënyrën si përballet me komentet në rrjetet sociale.

Ajo u shpreh se është e lumtur me jetën që ka ndërtuar dhe se kritikat në internet nuk e shqetësojnë. Madje, me humor tha se përfiton edhe prej tyre, duke deklaruar: “Unë fitoj para edhe nga sharësit”, ndërsa shtoi se do të donte që të njëjtët persona t’ia thoshin ato gjëra edhe ballë për ballë.

Një nga momentet më emocionale të rrëfimit ishte kur kujtoi periudhën kur disa analiza mjekësore ngritën dyshime për praninë e një tumori. Aulona tregoi se kaloi ditë të mbushura me ankth dhe pasiguri, duke iu nënshtruar kontrolleve të shumta, derisa mori përgjigjet që i rikthyen qetësinë.

Moderatorja foli edhe për rrugëtimin e saj profesional, duke kujtuar fillimet në televizion dhe sfidat që ka kaluar për të ndërtuar një karrierë të konsoliduar në media.

Gjatë bisedës, ajo ndau edhe mendimet e saj për martesën, raportin me vajzën dhe përpjekjet për të ruajtur ekuilibrin mes jetës familjare dhe angazhimeve profesionale.

E pyetur nëse do të përfshihej ndonjëherë në politikë, Aulona u përgjigj me nota humori, duke thënë se atë fushë ua ka lënë influencerëve, ndërsa vetë synon të vazhdojë rrugëtimin e saj në gazetari dhe televizion.

Të ngjashme