Showbiz
Eli Malaj përfundon në spital, çfarë i ndodhi këngëtares?
7 Qershor, 2026 | 8:32 am

Këngëtarja e njohur Eli Malaj ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ka publikuar një foto nga spitali, ku shihet e shtrirë në krevat dhe duke marrë oksigjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka bërë me dije se është përballur me probleme në rrugët e frymëmarrjes, të përkeqësuara edhe nga temperaturat e larta, çka e ka detyruar të ndërpresë angazhimin e saj artistik.
“Ju kërkoj ndjesë publikut të sotëm që ndodheshin te Patalathe Club, po ashtu edhe stafit për gjendjen time. Problem me rrugët e frymëmarrjes dhe temperaturat e larta. Nuk e kam në dorë shëndetin dhe më vjen shumë keq që ju lashë ashtu. Uroj të më kuptoni dhe ju falënderoj shumë”, shkruan Eli Malaj në reagimin e saj.

Postimi ka sjellë menjëherë reagime të shumta nga fansat dhe miqtë e këngëtares, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë. Deri më tani, Eli Malaj nuk ka dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e saj shëndetësore, por duket se po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.









































