Kryefjala Logo

Reperi Gashi përfundon në spital: “Jam falënderues që jam gjallë” – mesazh të fortë për Shqipërinë

6 Qershor, 2026 | 8:28 am

Reperi me famë ndërkombëtare, Gashi, ka shqetësuar ndjekësit e tij pasi ka publikuar një fotografi nga shtrati i spitalit, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, artisti njoftoi se është detyruar të anulojë disa aktivitete, për shkak të gjendjes së tij. Pa dhënë shumë detaje, Gashi e përshkroi situatën si një betejë të rëndë, por theksoi se po përpiqet ta marrë gjithçka me qetësi.

IMG 4962
Megjithatë, vëmendje të veçantë mori edhe një fjali në fund të postimit të tij, ku Gashi bëri një thirrje të drejtpërdrejtë për Shqipërinë: “Dhe Shqipëria nuk është në shitje,” shkroi ai, duke e shoqëruar mesazhin me flamurin kuqezi.

Ky qëndrim i reperit u pa si një mbështetje e hapur për kauzat e fundit sociale dhe mjedisore në Shqipëri, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e zonave të mbrojtura si Laguna e Nartës, si dhe debatet e forta që kanë shoqëruar projektet e ashtuquajtura investime strategjike në bregdet.

I njohur për lidhjen e tij me rrënjët shqiptare, Gashi duket se e ka shfrytëzuar këtë moment vëmendjeje për t’u rreshtuar përkrah zërave që kërkojnë ruajtjen e territorit dhe pasurive natyrore të vendit, ndërsa fansat i kanë dërguar mesazhe të shumta mbështetjeje dhe urime për shërim të shpejtë.

Të ngjashme