Kryefjala Logo

Ina Aderi flet për herë të parë pas eliminimit, ja kë takoi të parin

18 Shkurt, 2026 | 3:22 pm

Banorja e radhës që i dha fund rrugëtimit në shtëpinë e Big Brother VIP, Ina Aderi, ka ndarë përshtypjet e saj pas eliminimit, duke folur hapur për eksperiencën dhe emocionet që përjetoi gjatë qëndrimit në reality show.

Në një intervistë ajo tregoi se personi i parë me të cilin u njoh brenda shtëpisë ishte Kejsi, ndërsa më pas pati mundësinë të takonte edhe familjen e tij. Sipas saj, lidhja mes tyre nuk ka ekzistuar jashtë, por ka lindur dhe është zhvilluar pikërisht gjatë qëndrimit në Big Brother.

Ina u ndal edhe te momentet romantike mes tyre, duke theksuar se nuk ka asnjë pendesë për puthjen që ndanë. “Historia jonë nisi aty brenda. Fillimisht ishte miqësi, por me kalimin e kohës kuptuam që po lindte diçka më shumë. ‘The eyes never lie’ është shprehje që e përshkruan më së miri atë që ndodhi mes nesh”, u shpreh ajo.

Ajo sqaroi gjithashtu edhe raportin me Stelinën, duke e cilësuar si një bisedë të sinqertë mes dy vajzash, pa mungesë respekti nga ana e saj. Megjithatë, Ina pranoi se brenda shtëpisë gjithçka bëhet më e vështirë, pasi shpeshherë dyshon edhe në ndjenjat e tua.

“Pata një moment dobësie kur i lëshova dorën Kejsit dhe për këtë u ndjeva keq, por për puthjen nuk jam penduar asnjë sekondë. Ishte diçka spontane dhe e sinqertë. Kur ndjenjat janë të pastra, janë gjithmonë të bukura”, tha ajo.

Sipas saj, komunikimi i hapur dhe sinqeriteti mes tyre e ndihmuan të krijonte besim te Kejsi, të cilin e përshkroi si një person që i jep siguri, e mbështet dhe kujdeset për të.

Tashmë, jashtë shtëpisë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë raporti mes tyre, ndërsa Ina duket e vendosur ta jetojë këtë histori pa keqardhje dhe pa u penduar për asgjë që ndodhi brenda BBV.

Të ngjashme