Kryefjala Logo

Getinjo shfaqet i shoqëruar nga policia në aeroport, çfarë po ndodh me reperin?

16 Shkurt, 2026 | 7:08 pm

Reperi Getinjo, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pas publikimit të disa pamjeve që kanë ngritur pikëpyetje te ndjekësit e tij. Në një video të shpërndarë në profilin e tij në Instagram, artisti shihet i shoqëruar nga disa efektivë policie brenda ambienteve të një aeroporti.

Pamjet u bënë menjëherë virale, duke nxitur reagime të shumta dhe spekulime në rrjet. Ndjekësit kanë nisur të aludojnë për një situatë të mundshme problematike, megjithatë vetë Getinjo duket se e ka marrë gjithë episodin me shumë sportivitet.

Në video, në sfond dëgjohet kënga “P9”, bashkëpunimi i tij me Mozzik, një detaj që ka bërë fansat të mendojnë se situata nuk ka qenë aspak e tensionuar. Sjellja e qetë e reperit dhe mënyra si e ka ndarë momentin sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një procedurë të zakonshme sigurie.

img 1911

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë artisti apo nga autoritetet për arsyen e shoqërimit. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një kontroll rutinë, verifikim dokumentesh apo një situatë tjetër standarde që ndodh shpesh në aeroporte.

Megjithatë, mungesa e një sqarimi ka mjaftuar që rrjeti të “ndizet”, ndërsa fansat presin me kuriozitet një reagim nga Getinjo për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht.

Të ngjashme