Showbiz
“I rashë gongut” – Nëna e Beatrix Ramosaj fiton betejën me shëndetin
16 Shkurt, 2026 | 2:32 am

Antigona Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh tejet emocional dhe frymëzues, duke bërë të ditur se ka përfunduar një etapë të rëndësishme në rrugëtimin e saj shëndetësor.
Me fjalë plot ndjenjë, ajo ka falënderuar Zotin për forcën që i ka dhënë në momentet më të vështira, si dhe stafin mjekësor, familjen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur me lutje dhe dashuri gjatë kësaj periudhe. Postimi i saj është pritur me shumë reagime pozitive, ku fansat dhe miqtë e kanë përgëzuar për forcën, besimin dhe pozitivitetin që përcjell.
Në mesazhin e saj, Antigona shpreh se ky nuk është thjesht fundi i një trajtimi, por një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe besimit të saj përballë sfidave.
Postimi i plotë:
“Sot i rashë gongut me një zemër plot mirënjohje. Kjo nuk është vetëm fundi i një trajtimi, por një dëshmi e forcës, besimit dhe durimit.
Faleminderit Zotit që më mbajti në këmbë, që më dha frymë kur u ndjeva pa fuqi, dritë kur u ndjeva në errësirë dhe njerëz të mirë rreth meje kur kisha më shumë nevojë.
Me zemër falënderoj çdo mjek, çdo infermiere, familjen time dhe të gjithë ju që më mbështetët me lutje dhe dashuri.
Rrugëtimi im nuk ka përfunduar ende, më presin kontrolle dhe hapa të tjerë, por sot po shënoj një fitore të madhe në këtë betejë dhe po festoj jetën.”
Ky rrëfim prekës vjen si një mesazh shprese dhe force për këdo që përballet me sfida të ngjashme, duke dëshmuar se besimi dhe mbështetja mund të bëjnë diferencën në momentet më të vështira.












































