Kryefjala Logo

Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Xumit? Postimi i tij konfirmon lidhjen

15 Shkurt, 2026 | 12:10 am

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4 ka publikuar një Instastory që ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit. Në foto, Xumi shfaqet shumë pranë një vajze, në një moment të ëmbël, ndërsa mbi imazh ka shkruar vetëm një fjalë: “Blessed”.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti se ai ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e vajzës. Fytyra e saj është mbuluar me emoji, duke e lënë gjithçka në mister dhe duke shtuar kuriozitetin e ndjekësve.

Duket se Xumi ka vendosur që pikërisht në Ditën e të Dashuruarve të japë një sinjal për jetën e tij sentimentale, pa dhënë shumë detaje. Një mënyrë për të treguar se është i lumtur në një lidhje, por njëkohësisht për të ruajtur privatësinë e partneres.

Menjëherë pas publikimit, ndjekësit kanë nisur aludimet se kush mund të jetë vajza misterioze që i ka rrëmbyer zemrën ish-banorit të BBV.

 

img 1637

Të ngjashme