Kryefjala Logo

Shpërthen në lot dhe lë garën, çfarë ndodhi me Ilir Vrenozin?

14 Janar, 2026 | 1:33 pm

Ilir Vrenozi ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Banori ka marrë vendimin për t’u larguar nga gara për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, duke pranuar se nuk ndihej mirë dhe nuk e përballonte më qëndrimin në shtëpi. Në një bisedë emocionale me Stenaldo, Iliri u shpreh mes lotësh:

“Nuk e përballoj dot, jam i sëmurë.”

Ende nuk ka një njoftim të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të Ilir Vrenozit, por produksioni ka lajmëruar largimin e tij përmes një postimi pa dhënë detaje më shumë.

Të ngjashme