Kryefjala Logo

Familja e Elijonës kërkon ndërhyrje të menjëhershme pas veprimeve të rënda të Ludo Lee ndaj saj

7 Janar, 2026 | 8:41 pm

Familja dhe menaxheri i Elijona Binakajt kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale, pas situatave të rënda të tensionit të ndodhura brenda shtëpisë së Big Brother, të cilat sipas tyre kanë lënë pasoja serioze emocionale dhe psikologjike tek banorja.

Në deklaratën e publikuar, ata shprehen se kanë zgjedhur të heshtin në shumë raste, por theksojnë se momenti i fundit ka tejkaluar çdo kufi të pranueshëm dhe nuk mund të kalohet pa reagim.

Reagimi lidhet drejtpërdrejt me sjelljen dhe deklaratat e Ludo Lee ndaj Elijonës, të cilat familja i cilëson si gjuhë dhune ekstreme, kërcënuese dhe të papranueshme, duke nënvizuar se fjalë të tilla nuk janë metaforë, shaka apo pjesë loje.

Sipas tyre, mënyra e komunikimit dhe mesazhet e përcjella krijojnë presion emocional dhe cenojnë dinjitetin njerëzor, duke theksuar se asnjë format televiziv dhe asnjë konflikt nuk justifikon thirrje apo nxitje për dhunë ndaj një personi.

Familja i bën thirrje publikut dhe produksionit që këto deklarata të trajtohen me seriozitetin maksimal, pasi fjala ka peshë dhe pasojat e saj janë reale, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

img 8216

Të ngjashme