Showbiz
Martesa iu kthye në ferr, përlotet Hygerta Sako: Vajzën e gjeta duke…
6 Janar, 2026 | 10:46 am

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako, ka prekur thellë publikun gjatë spektaklit të së hënës, teksa rrëfeu linjën e saj të jetës në një moment mjaft emocional.
Prezantuesja e sportit ndau një nga humbjet më të mëdha të jetës së saj: vdekjen e të atit në mars të vitit 2020, vetëm tri ditë pasi ai kishte pësuar një sulm në tru, në një periudhë të errët për botën për shkak të pandemisë së COVID-19. Një plagë që, sipas saj, ende nuk është mbyllur.
Por dhimbja nuk përfundoi aty. Hygerta foli hapur edhe për martesën e saj, të cilën e përshkroi si një përvojë jashtëzakonisht të vështirë, duke e cilësuar si “një ferr” që e ka lënë me pasoja emocionale të thella.
Momenti më tronditës i rrëfimit ishte ai kur tregoi për vajzën e saj, e cila ishte përballur me bullizëm të vazhdueshëm në shkollë. Hygerta rrëfeu se e kishte gjetur të bijën në një gjendje të rënduar emocionale, një situatë që e tronditi si nënë dhe si grua, duke e përjetuar si një nga momentet më të errëta të jetës së saj.
“Po priste dorën”, tha ajo për momentin kritik.
Rrëfimi u shndërrua në emocione të forta kur vajza e saj hyri papritur në shtëpinë e BBVK për ta surprizuar, duke sjellë lot, përqafime dhe një moment tejet prekës që preku edhe banorët, edhe publikun përballë ekranit.











































