Kryefjala Logo

“Do japësh llogari”: Fjolla shpërthen ndaj Albës në Big Brother VIP Kosova

5 Janar, 2026 | 6:36 pm

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova janë rritur me një debat të fortë mes Fjollës dhe Albës. Me tone të ashpra, Fjolla iu drejtua Albës duke e akuzuar hapur për fjalë të thëna brenda dhe jashtë shtëpisë.

“I di ti shumë mirë çfarë ke thënë. Për krejt fjalët që ke thënë do japësh llogari. Ta tregoj unë ty edhe jashtë edhe brenda. Unë nuk jam Big Mama. Big Brother Kosova nuk të shitet ty. Krejt e dinë kush je, ti je munduar të ulësh artistët,” u shpreh Fjolla gjatë debatit, duke lënë pa fjalë jo vetëm Albën, por edhe banorët e tjerë.

Fjolla gjithashtu akuzoi se Alba po vepron në aleancë të hapur me Elijonën dhe se bashkëpunojnë për të përhapur deklarata që synojnë të ulin figurën e disa banorëve.

Të ngjashme