Showbiz
Çfarë po ndodh me Azet? Turneu shtyhet për arsye shëndetësore
19 Dhjetor, 2025 | 12:59 pm

Reperi i njohur Azet ka njoftuar përmes Instagramit se është i detyruar të shtyjë turneun e tij të planifikuar për janar. Në një mesazh emocional, ai tregoi se vendimi ishte shumë i vështirë, por i pashmangshëm pas periudhave të fundit të vështira në jetën e tij, si për arsye shëndetësore ashtu edhe familjare.
Azet pranoi se këto sfida e kanë ndikuar thellë dhe nuk dëshiron të dalë para fansave duke u shtirur sikur gjithçka është në rregull. Megjithatë, turneu nuk është anuluar, por është zhvendosur për në dhjetor 2026. Biletat e blera mbeten të vlefshme për datat e reja, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë do të mund të rimbursohen në vendin e blerjes.
Për të gëzuar fansat, Azet ka shtuar një shfaqje të dytë në Köln, me mundësinë për “Meet & Greet”. Ai premtoi se do të kthehet më i fortë për të ofruar shfaqjen që ndjekësit meritojnë. Turneu i ri nis më 8 dhjetor 2026 në Zürich dhe do të vijojë në Stuttgart, Köln, Frankfurt, Berlin, Hamburg dhe München.











































