Kryefjala Logo

Elita 5 me akuza të rënda: ‘Hajdut me djersën time’

19 Dhjetor, 2025 | 10:44 am

Nexhat Mujovi, i njohur si Wirusi dhe anëtar i grupit Elita 5, ka akuzuar publikisht produksionin Zico Company për përvetësim të paautorizuar të autorësisë së veprave muzikore në platformat digjitale. Sipas tij, kjo kompani është regjistruar në mënyrë të padrejtë si kompozitore e këngës “Nuk jam Al Kapone”, një veprim që ai e cilëson si tjetërsim të qëllimshëm të krijimtarisë për përfitime financiare.
IMG 6662

Në reagimin zyrtar të grupit thuhet se bashkëpunimi me Zico Company ka qenë i kufizuar vetëm në shitjen fizike të CD-ve për disa albume dhe nuk ka përfshirë asnjëherë të drejta digjitale, shpërndarje online apo administrim të veprave muzikore. Elita 5 thekson se autorësia e këngëve të tyre është e dokumentuar dhe e qartë, ndërsa paraqitja e një subjekti tjetër si autor apo kompozitor në platformat digjitale përbën deklarim të rremë dhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Sipas grupit, këto veprime synojnë përfitim financiar pa asnjë bazë ligjore.
Për të mbrojtur katalogun muzikor, Elita 5 ka angazhuar kompaninë “iAM Artist”, e specializuar në menaxhimin dhe mbrojtjen ligjore të veprave në platformat digjitale, e cila do të ndjekë procedurat përkatëse për korrigjimin e shkeljeve të pretenduara. Grupi ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbrojë integritetin dhe autorësinë e tyre në përputhje të plotë me ligjin, ndërsa nga ana e Zico Company deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim publik.

IMG 6663

IMG 6664

Të ngjashme