Kryefjala Logo

Zbulohet skaleta e natës së dytë të Fest 64′ Gala Dragot dhe Rame Lahaj dy nga emrat që do ngjiten sonte në skenë

18 Dhjetor, 2025 | 5:31 pm

Është zbuluar skaleta zyrtare e natës së dytë të Festivalit të Këngës në RTSH, Fest 64, ku publiku pritet të shijojë një mbrëmje të pasur me performanca muzikore, momente artistike dhe ndërhyrje speciale në skenë.

Sipas skaletës, mbrëmja do të hapet me një numër baleti, ndërsa më pas skena do t’i kalojë këngëtarëve konkurrues, të cilët do të interpretojnë këngët e tyre një nga një.
Një nga momentet më të veçanta të natës do të jetë performanca muzikore e Gala Dragot, e cila do të ngjitet në skenë me një interpretim special, jashtë konkurrimit.

Po ashtu, në pjesën e fundit të mbrëmjes është planifikuar edhe një performancë nga tenori i njohur Rame Lahaj, një nga emrat më të vlerësuar të muzikës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Skaleta parashikon gjithashtu një monolog artistik nga Salsano Rapi në lidhje me aktualitetin ku do të komentojë sistemin e drejtësisë dhe sistemin mjekësor në Shqipëri.

Nata e dytë e festivalit pritet me interes të lartë nga publiku, jo vetëm për këngët në garë, por edhe për praninë e artistëve të ftuar, të cilët do t’i japin skenës së RTSH një dimension të veçantë artistik.

Të ngjashme