Showbiz
Loredana zbulon të vërtetat pas fotove që qarkulluan me Jozin
18 Dhjetor, 2025 | 4:24 pm

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, ka reaguar pas qarkullimit të disa fotove në rrjetet sociale, ku ajo pretendohet se shfaqet krah Jozit. Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve në kanalin e saj “Lori’s People”, Loredana ka sqaruar se këto imazhe nuk janë reale, por janë krijuar përmes Inteligjencës Artificiale.
Ajo ka kërkuar që shpërndarja e këtyre fotove të ndalet menjëherë, duke i cilësuar si dashakeqe, mashtruese dhe të dëmshme për publikun. Sipas saj, imazhet e krijuara me AI krijojnë keqkuptime dhe përhapin disinformacion, pasi nuk pasqyrojnë realitetin.
Loredana thekson se këto pamje të rreme po përdoren për të rikthyer në vëmendje një histori tashmë të mbyllur. Krahas sqarimit, ajo ka falënderuar edhe ndjekësit për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ata kanë qenë forca e saj më e madhe në periudhat e vështira. “Mbështetja juaj ka qenë drita në momentet më të errëta të jetës sime,” shprehet ajo.

Ky reagim vjen pas spekulimeve dhe thashethemeve të shumta lidhur me marrëdhënien e saj me Jozin, e cila u diskutua gjerësisht gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania 4”. Pas përfundimit të reality show-t, romanca nuk vazhdoi më, ndërsa ky reagim synon të vendosë një vijë të qartë mes realitetit dhe përmbajtjeve të rreme që po qarkullojnë online.









































