Kryefjala Logo

‘Nëse ka kalë dhe…’ – Bebe Rexha zbulon kriteret për partnerin ideal

17 Dhjetor, 2025 | 4:14 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka ngacmuar ndjekësit e saj në Instagram me një story plot humor dhe ironi, ku flet për dashurinë e vitit 2026.

Në postimin e publikuar, bazuar në një analizë astrologjike (Virgjëreshë në diell, Luan në hënë dhe Peshore në Venus), këngëtarja rendit me shaka se çfarë “meriton” dhe çfarë “nuk dëshiron” nga një partner. Mes kushteve ideale, ajo përmend dikë që zotëron një kalë, e di gjithmonë ku e ka ajo telefonin dhe i kujton të pijë ujë.

Ndërkohë, me të njëjtin ton ironik, këngëtarja thekson se nuk dëshiron dikë që ndan faturën, nuk ka sens humori apo është “helmuar nga ironia”.
IMG 6538

Të ngjashme