Showbiz
‘Qëlloi në shenjë’, Fansi i hedh cigaren drejt e në gojë këngëtarit turk
17 Dhjetor, 2025 | 11:00 am

Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë një koncerti të këngëtarit të njohur turk Sagopa Kajmer, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Teksa ishte i përqendruar në performancën e tij, një cigare e hedhur nga publiku i shkoi papritur drejt e në gojë artistit. Fillimisht i habitur, Kajmer e mori situatën me sportivitet dhe humor, duke falënderuar personin që ia hodhi cigaren.
Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë me shpejtësi online dhe videoja është bërë virale, duke nxitur komente dhe reagime të shumta nga fansat.











































