Showbiz
Rikthehet historia e Parashqevi Simakut: A do të rrezikojë sërish të përfundojë në rrugë?
16 Dhjetor, 2025 | 7:25 pm

Historia e Parashqevi Simakut rikthehet edhe një herë në vëmendjen e opinionit publik. Një vit më parë, pamjet e saj të transmetuara në një televizion amerikan tronditën shqiptarët kudo në botë, kur u zbulua se këngëtarja jetonte në rrugë, larg skenës dhe famës që dikur e kishin shoqëruar.
E njohur me emrin “Nolfe”, Parashqevi Simaku rrëfeu një realitet të dhimbshëm, duke treguar për vështirësitë e përditshme dhe betejën për mbijetesë. Rrëfimi i saj preku thellë publikun, duke sjellë reagime të shumta solidariteti dhe mbështetjeje.
Viti 2025 solli një kthesë shprese në jetën e artistes. Ajo u ribashkua me djalin e saj, Lukën, dhe arriti të sigurojë një strehë në Manhattan, falë ndihmës së një biznesmeni kosovar. Megjithatë, pavarësisht këtij zhvillimi pozitiv, pasiguritë mbi stabilitetin afatgjatë të jetës së saj vazhduan të mbeten të pranishme.
Frika se Parashqevi Simaku mund të rikthehej sërish në një realitet të vështirë nuk mungoi, duke mbajtur publikun në ankth për të ardhmen e saj. Për t’i dhënë fund këtyre paqartësive, Elton Ilirjani ka reaguar publikisht në rrjetet sociale me një deklaratë të fortë dhe premtuese.
Ai është zotuar se do të marrë personalisht përsipër çdo nevojë financiare të artistes, nga qiraja e banesës deri te shpenzimet e përditshme të jetesës.
“Të kam shumë xhan! Ti nuk do të jesh kurrë më në rrugë apo në problem. Zotohem që çdo gjë do të financohet nga unë personalisht: qiraja e shtëpisë, jetesa jote e përditshme dhe çdo gjë tjetër që do të të duhet,” është shprehur Ilirjani.
“Ne nuk kemi më nevojë për asgjë tjetër,” ka shtuar ai, duke dhënë një mesazh sigurie se Parashqevi Simaku tashmë ka një mbështetje të fortë dhe të qëndrueshme.













































