Kryefjala Logo

FiFi “shpërthen” para Fest 64: Erdha për qejf, kanë frikë sapo ma dëgjojnë emrin

15 Dhjetor, 2025 | 7:57 pm

FiFi ka folur pa filtra para nisjes së Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH, duke bërë deklarata të forta që kanë ndezur diskutimet rreth këtij edicioni. Këngëtarja thekson se pjesëmarrja e saj në festival nuk vjen nga nevoja për vëmendje, por thjesht nga dëshira për ta shijuar skenën dhe për të bërë muzikë.

Sipas saj, reagimet dhe tensionet që janë krijuar rreth pjesëmarrjes së saj lidhen drejtpërdrejt me emrin dhe bagazhin artistik që ajo mbart prej vitesh. FiFi shprehet e bindur se suksesi i ndërtuar në kohë nuk është faj, por rezultat i punës dhe përkushtimit në muzikë.

“Nuk kam frikë unë që po vij në festival ta shijoj dhe njerëzit kanë frikë prej emrit tim. Nuk kam faj. Më falni që e kam lënë modestinë në Medrese. Nuk kam faj që kam gjithë këtë bagazh artistik. Nuk kam faj që kam këtë sukses në muzikë. Nuk kam faj që vij në festival dhe bëj sërish një këngë të bukur dhe minimumi që unë pres është falënderimi dhe reagimi i njerëzve”, u shpreh FiFi gjatë intervistës.

Në Fest 64, FiFi konkurron me këngën “Rri”, një duet me Tiri Gjocin, projekt që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Të ngjashme