Kryefjala Logo

Linda Rei: Si gjeta rrugen te komunikoj fshehurazi produksionit me njerezit e mi. Nuk me kalonin leket

15 Dhjetor, 2025 | 8:55 am

Linda Rei ka bërë një deklaratë të fortë pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke hedhur dritë mbi disa prapaskena që, sipas saj, ndikuan drejtpërdrejt në vendimin për t’u larguar nga formati.

E ftuar në një emision televiziv, Linda tregoi se në kontratën e nënshkruar me produksionin ishte parashikuar që pagesat t’i kalonin çdo javë, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Ajo zbuloi se kishte gjetur një mënyrë për të komunikuar fshehurazi me njerëzit e saj jashtë shtëpisë, përmes një “kodi” të lidhur me stilisten.

“Unë rashë dakord me stilisten që ajo të lidhej me personin që menaxhon llogarinë time bankare. Nëse lekët nuk kishin kaluar, ajo do më sillte fustanin. Kështu e kuptova që pagesat nuk po bëheshin,” – u shpreh Linda.

Situata, sipas saj, ishte bërë e padurueshme:

“Lekët s’mi kishin dhënë. Unë po vdisja aty brenda, pa bukë, pa gjumë. Nuk ia vlente më. Mirë që nuk më paguan, por më kanë vjedhur edhe ekstensionet” – tha ajo.

Largimi i Lindës nga shtëpia e Big Brother ndodhi pas një debati të hapur gjatë spektaklit ‘Prime’, ku ajo shprehu pakënaqësi të forta për mënyrën se si produksioni kishte trajtuar gjendjen e saj shëndetësore, konkretisht diabetin, duke theksuar se nuk ishte ndier e mbrojtur dhe e kuptuar.

Pas daljes nga shtëpia, transgjinorja Linda Rei reagoi edhe në rrjetet sociale, duke publikuar një sërë videosh në Instagram, ku akuzonte hapur produksionin për trajtimin e saj gjatë qëndrimit në reality show.

Të ngjashme