Kryefjala Logo

Lapsus apo shaka? Evi Reçi tregon publikisht për pjesmarrjen në Big Brother Albania 5

9 Dhjetor, 2025 | 12:13 pm

Një shkëmbim komentesh në Instagram ka mjaftuar që emri i Evi Reçit të shpërthejë nëpër rrjetet sociale si një nga konkurrentet e mundshme të Big Brother Albania 5.

Në foton e publikuar nga vetë moderatorja dhe këngëtarja, një ndjekës e pyet troç: “Do jesh banore e Big Brother Albania, djalin do ta mbaj mami?”
Pa shumë hezitim, Evi i është përgjigjur: “Po, do jem!”

Ky reagim publik ka ngjallur menjëherë dyshime dhe diskutime mes fansave:
A ishte një shaka spontane, një lapsus që i shpëtoi, apo ndoshta një mënyrë e tërthortë për të konfirmuar se ajo do të jetë pjesë e reality show-t më të madh në vend?
93f26941 e823 435f 95e4 85400a629195

Komenti i Reçit ka marrë vëmendjen e shumë personazheve publikë, përfshirë Aurelën dhe Arjola Shehun, të cilat kanë ndërvepruar me postimin e saj, duke shtuar edhe më shumë benzinë në zjarrin e aludimeve.

Top Channel ende nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për listën e konkurrentëve të edicionit të pestë, por ky moment viral i Evi Reçit ka bërë që rrjetet sociale të ziejnë dhe emri i saj të përmendet gjithmonë e më shpesh si një surprizë e mundshme.

Nëse ishte lojë e rastësishme apo paralajmërimi më i butë i vitit, mbetet për t’u parë. Një gjë është e sigurt: Evi Reçi sapo e bëri pritjen për BBV5 edhe më të zjarrtë.

Të ngjashme