Kryefjala Logo

Çfarë fshihet pas rikthimit të Dolçes, deri te futja e Fjolla Morinës në BBV?!

9 Dhjetor, 2025 | 12:07 pm

Magjia e një nate tjetër u rikthye fuqishëm në Big Brother VIP Kosova 4, ku primei i shtatë u shndërrua në një mozaik emocionesh, rrëfimesh, tensioni dhe surprizash që mbajtën publikun të ngjitur para ekranit.

Pas jehonës që mori rasti i Elijonës, banorja pati mundësinë të tregonte të vërtetën e saj për atë që kishte përjetuar në fëmijëri gjatë jetesës në Gjermani. Rrëfimi i saj hapi një kapitull të ri diskutimesh brenda dhe jashtë shtëpisë.

Një tjetër moment i fortë emocional erdhi nga Londrimi, i cili u befasua me një mesazh zanor nga nëna e tij. Fjalët e saj prekëse e lanë banorin pa fjalë dhe me lot në sy, duke dhënë një nga skenat më të ndjera të mbrëmjes.

Primei si çdo natë të madhe, nuk kaloi pa debate. Përplasjet mes banorëve sollën tension, por kulmi i mbrëmjes iu përket emocioneve të bukura. Dolce u rikthye nga Grande Fratello dhe Edi, sapo e pa, shpërtheu në gëzim. Ai e përqafoi fort dhe e ngriti lart në ajër, një lojë që dyshohet nga publiku për skektakel.

Primi u mbyll me një surprizë tjetër të madhe. Fjolla Morina hyri në shtëpi duke sjellë energjinë e saj karakteristike dhe duke ndezur pritshmëritë. Një fustan thuajse i zberthyer, dhe ulja afër Labinotit futi dyshime për një aleancë të mundshme mes tyre.

Të ngjashme