Showbiz
Labi rrëfen për herë të parë ditët më të errëta të familjes së tij brenda BBVK
8 Dhjetor, 2025 | 10:34 am

Labinot Rexha, një prej konkurrentëve më të komentuar të “Big Brother VIP Kosova”, ka hapur zemrën dhe ka treguar disa prej momenteve më të errëta që ka përjetuar familja e tij ndër vite.
Gjatë një bashkëbisedimi emocional me Sasën, Labi ka ndarë një sërë ngjarjesh të rënda që, sipas tij, e kanë shoqëruar për shumë kohë. Ai nisi tregimin me një episod të rëndë, kur djali i tij i vogël i shpëtoi për pak një tragjedie, moment që e ka përndjekur për vite të tëra.
Rrëfimi u thellua edhe më tej. Labi zbuloi se bashkëshortja e tij kishte kaluar një periudhë tepër të vështirë shëndetësore dhe se ishte detyruar të lindte para kohe, një situatë e mbushur me ankth e pasiguri për të gjithë familjen.
Por sfidat nuk ndaluan me kaq. Labi foli edhe për humbjen e babait të tij dhe për masakrat që kishte parë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ngjarje që, siç u shpreh ai, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në të.
Momenti emocional preku edhe Sasën, e cila e dëgjoi me vëmendje dhe e inkurajoi.












































