Showbiz
Telefonata që vuri në siklet Zekën, Olta Gixhari kërkon sqarim për kërcënimet
7 Dhjetor, 2025 | 9:34 am

Milaim Zeka ishte pjesë e “Caliente Challenge” në “UëTëFë Show” të Andale Media, ku moderatorët Fatos Sulo dhe Artemis Senja i vendosën një detyrë të thjeshtë në letër: t’i telefononte Oltës Gixhari vetëm për ta përshëndetur. Por skenari mori tjetër rrjedhë.
Sapo Olta mori telefonatën, ajo nuk humbi kohë dhe i kërkoi menjëherë llogari Milaimit për deklaratat e tij të fundit në media. Të habitur moderatorët, të zënë ngushtë Milaimi dhe një Olta që nuk e lë në heshtje krijuan një moment që u bë menjëherë viral.
“Pse del me ato deklarata? Kush të ka kërcënuar ty? Unë të kam kërcënuar ndonjëherë?”, tha Olta, duke e futur Zekën direkt në mbrojtje.
Milaimi, që para telefonatës ishte i qetë dhe i sigurt, nisi të qeshte me nervozizëm, duke zbutur menjëherë tonin:
“S’ma ke bërë kurrë këtë gjë… por dëgjo, je live. Të mora vetëm të të uroj sukses ty dhe Leonorës.”
Olta, pa e zgjatur, e mbylli me një frazë që la gjithçka të nënkuptohej:
“Faleminderit, me mend në kokë.”
Episodi ka ngritur dyshime se Milaimi mund të ketë dramatizuar deklaratat e mëparshme, ku kishte lënë të kuptohej se ishte “kërcënuar” nga Olta për të mos përmendur Morinën dhe madje kishte lidhur këtë situatë me largimin e tij si opinionist në “BBVK”.
Një telefonatë që duhej të ishte thjesht përshëndetje, u shndërrua në një përballje live dhe interneti nuk ka pushuar së foluri që prej asaj minute.












































