Showbiz
Ish banorja e Big Brother Albania “ngre temperaturat”: Ja kush mund të jetë opinionist i Big Brother Albania VIP Fan Club 5
4 Dhjetor, 2025 | 9:22 pm

Ish-banorja e Big Brother Albania, Genta Gjalpi, ka ndezur rrjetin me një postim të ri në Instagram, ku lë të kuptohet se opinionisti i sezonit të ardhshëm të Big Brother VIP Fan Club 5 mund të jetë Jozi Marku.
Në postimin e saj, Genta ka shpërndarë një foto të Jozit me mbishkrimin: “Opinioniti Fun Club bb!” një fjali që ka mjaftuar për të hapur diskutime dhe dyshime të shumta mes ndjekësve.
Jozi Marku u bë një nga personazhet më të përfolur të edicionit të kaluar BB VIP Albania 4, sidomos pas incidentit të bujshëm fizik me Gjestin, fituesin e sezonit. Debatet rreth sjelljes së tij vazhduan edhe pas daljes nga shtëpia, ndërsa emri i tij vijon të qarkullojë në rrjet sa herë përmendet edicioni i ri i Big Brother.
Postimi i Gentës shihet nga shumëkush si një “shenjë” se stafi i Fan Club mund të ketë zgjedhur pikërisht Jozin për rolin e opinionistit lëvizje që, nëse konfirmohet, pritet të sjellë reagime dhe audiencë të lartë falë imazhit të tij kontrovers.
Për momentin, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Top Channel apo produksioni, por duket qartë se aludimet kanë nisur dhe Genta Gjalpi sapo i hodhi “benzinë zjarrit”.












































