Showbiz
“Ende më duket sikur jam në ëndërr”, Blero prek me dedikimin për Shpat Kasapin
3 Dhjetor, 2025 | 6:22 pm

Edhe një javë pas ndarjes tragjike nga jeta të Shpat Kasapit, dhimbja vazhdon të jetë e pranishme te miqtë dhe bashkëpunëtorët e këngëtarit të ndjerë. Njëri prej tyre është Blero, i cili ka reaguar me një dedikim prekës në InstaStory, duke e përkujtuar mikun e tij të afërt.
Në postimin e shoqëruar me një foto ku dy artistët shihen duke kënduar së bashku, Blero shprehet se lajmi vazhdon t’i duket i pabesueshëm dhe i rëndë për ta pranuar.
“Ende më duket sikur jam në ëndërr… si shok i yti dhe mik i familjes tënde, zemra m’u bë mal kur pashë dashurinë që ta dhanë shqiptarët anembanë botës. Shpresoj të shihemi në botën tjetër… aty ku ti vallëzon e këndon me engjëjt. Lamtumirë vëlla!”, shkruan ai.
Marrëdhënia e ngushtë mes dyshes ka qenë e njohur prej vitesh, jo vetëm për publikun, por edhe për fansat e muzikës së tyre. Shpati dhe Blero kanë realizuar së bashku një nga bashkëpunimet më të dashura të skenës, këngën “Falma”, që sot mbetet një kujtim i çmuar i miqësisë dhe bashkëpunimit të tyre artistik.
Dedikimi i Bleros ka prekur ndjekësit dhe ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te humbja e një prej zërave më të dashur të muzikës shqiptare.












































