Showbiz
Benita shpërthen ndaj Bia Khalifës: “Duhet të dalë, nuk e kuptoj fare” , tensionet rriten në BB VIP Kosova
3 Dhjetor, 2025 | 6:15 pm

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Benita Zena ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj Bia Khalifës. Ajo ka komentuar përdorimin e gjuhëve të huaja nga Bia, duke e cilësuar si një pengesë në komunikim.
“Flet gjuhë të huaja, ajo duhet të dalë prej këtu. Në momentin që nuk kupton, duhet të dalë”, tha Benita, duke shtuar se nuk arrin ta kuptojë fare konkurrenten. “Bias ia bëj krejt rrafsh. Nuk e kuptoj asgjë”, theksoi ajo, duke ngritur tonet ndaj situatës.
Bia Khalifa, e cila ka origjinë rumune, është shfaqur disa herë duke përdorur shprehje në gjuhë të huaj, gjë që mund të ketë shkaktuar keqkuptime brenda shtëpisë.
Tensionet janë shtuar edhe më shumë pas ndryshimeve në dinamikën midis banorëve. Toney, i cili më herët kishte krijuar afërsi me Bian, është distancuar prej saj, duke u afruar me Benitën. Ky ndryshim erdhi pasi babai i tij ndërhyri në spektaklin e së hënës, duke i bërë të qartë se familja nuk e pranon lidhjen me Bian.
Pas ndërhyrjes, Toney ka shprehur pëlqim për Benitën dhe është parë më pranë saj, gjë që ka shtuar edhe më shumë tensionin midis vajzave në shtëpi.
Situata mbetet e nxehtë dhe publiku po pret të shohë se si do të zhvillohen marrëdhëniet mes tyre në ditët në vijim.












































