Kryefjala Logo

“Të ka dalë boja”, Përplasja e fortë mes Hygertës dhe Albës në BB VIP

3 Dhjetor, 2025 | 10:17 am

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, mbrëmja e djeshme është tensionuar nga një përplasje e fortë mes Hygertës dhe Albës. Debati nisi kur Alba e akuzoi Hygertën se përfshihet në debate të zgjedhura, duke insinuar se ajo vepron në mënyrë selektive për interesa personale.

Hygerta reagoi menjëherë dhe i ktheu ashpër, duke i thënë: “Të ka dalë boja, tash paragjykon…”, frazë që ndezi edhe më shumë situatën dhe i dha debatit tone personale.

Përplasja mes tyre është komentuar gjerësisht në rrjet, ndërsa dinamika mes dy konkurrenteve pritet të bëhet një nga temat më të diskutuara të ditëve në vijim.

Të ngjashme