Showbiz
Kur pritet të filloi Big Brother Vip Albania?
2 Dhjetor, 2025 | 2:36 pm

Big Brother VIP 5 ka nisur zyrtarisht rrugëtimin e tij me publikimin e një videoje misteroze nga Ledion Liço. Moderatori ka shpërndarë sot spotin e parë të edicionit të ri, duke ndezur menjëherë kurreshtjen e publikut. Videoja nuk zbulon as datën e startimit, as detaje nga koncepti i këtij sezoni, por sjell vetëm një atmosferë enigmatike dhe një mesazh që lë gjithçka të nënkuptohet.
Pas publikimit, rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe hamendësime për emrat e personazheve që mund t’i bashkohen shtëpisë së Big Brother VIP 5 në Dhejzor, si edhe për rregullat e reja që pritet të sjellë formati.
Edhe pse detajet mbeten të pakta, një gjë është e sigurt: loja ka nisur që në momentin kur u publikua kjo video. Tani, publiku pret me padurim surprizat e edicionit më të komentuar të vitit












































