Showbiz
Londrim Mekaj “zbërthen” raportin me Klodian Mihajn në BBVK: “Ky djalë më ka ndryshuar gjithë lojën”
2 Dhjetor, 2025 | 1:21 pm

Londrim Mekaj ka folur hapur për raportin e time Klodian Mihajn brenda Big Brother VIP Kosova, një shoqëri që po komentohet fort në rrjetet sociale. Në një moment reflektimi, ai u shpreh se ndjehet me fat që ka takuar dikë me të cilin ndan kaq shumë pika të përbashkëta.
Sipas tij, në një format konkurrues është e rrallë të krijosh një lidhje të sinqertë e natyrale, ndaj prania e Klodit në shtëpi ka qenë një surprizë pozitive.
“Jam shumë me fat që e kam takuar një person si Klodi këtu. Në Big me taku dikë me të cilin ke kaq shumë gjëra të përbashkëta, nuk ka gjë më të mirë. Me qenë me një person me nivel të ngjashëm inteligjence, me stil, me gjuhë… është tepër i aftë, i artikuluar dhe di të shprehet,” tha Londrimi, duke mos kursyer komplimentet.
Ai shtoi se gjithmonë përpiqet të rrethohet me njerëz pozitivë dhe të aftë, duke lënë të kuptohet se Klodi është pikërisht energjia që ai kërkon në këtë lojë.
Afërsia e tyre ka ndezur komente të shumta online, ku publiku po ndjek me kuriozitet zhvillimin e këtij raporti dhe ndikimin e tij në strategjinë e lojës.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo shoqëri do të shndërrohet në aleancë të fortë drejt finales, apo në sfidë për të dy në javët që vijnë.












































