Showbiz
A do të rikthehet Gjesti në muzikë? Valbona Mhilli zbulon bisedën me të…
1 Dhjetor, 2025 | 5:54 pm

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Valbona Mhilli, ka zbuluar se ka pasur kontakt me fituesin e edicionit të fundit të BBVA, këngëtarin Gjestin, i cili prej muajsh ka qenë larg vëmendjes publike.
Gjatë një sesioni pyetje–përgjigjesh në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse kishte komunikuar me të dhe si ishte gjendja e tij. Valbona, e rezervuar por pozitive, u shpreh:
“Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”
Kjo deklaratë u bë menjëherë virale, duke ndezur shpresat e fansave, të cilët prej kohësh janë shqetësuar nga mungesa totale e Gjestit në rrjete sociale dhe në media.
Kujtojmë se artisti u tërhoq tërësisht nga jeta publike pas humbjes së rëndë të vëllait të tij në një aksident tragjik në Pejë. Që prej asaj dite, ai nuk ka bërë asnjë paraqitje apo komunikim me publikun.
Reagimi i Valbonës po shihet si sinjali i parë që GJesti mund të jetë duke u rikuperuar emocionalisht dhe ndoshta po përgatit rikthimin e tij muzikor.
Ndërkohë, publiku vazhdon ta mbështesë dhe pret me padurim momentin kur artisti do të shfaqet sërish me projekte të reja










































