Showbiz
Nëntori i “mallkuar” Shumë artistë shqiptarë ikën në këtë muaj
1 Dhjetor, 2025 | 1:40 pm

Nëntori, muaji që njihet për ngjarje të mëdha historike per Shqipërinë, ka marrë në vite edhe një peshë të rëndë emocionale për artin shqiptar.
Pikërisht në këtë muaj janë ndarë nga jeta disa artistë të dashur, duke lënë boshllëqe të mëdha në muzikë dhe kulturë.
Lumturi Blloshmi, piktorja e njohur e artit bashkëkohor, u nda nga jeta më 27 nëntor 2020, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike që vazhdon të ekspozohet brenda dhe jashtë vendit.
Ergi Dini, këngëtari i talentuar dhe fitues i X Factor Albania, humbi jetën tragjikisht në një aksident më 21 nëntor 2016. Emri i tij mbetet simbol i një talenti të ndalur shumë herët.
Dr. Flori, një nga figurat më të rëndësishme të muzikës, ndërroi jetë më 17 nëntor 2014. Këngët dhe mesazhet e tij artistike vijojnë të mbeten të gjalla në kujtesën e publikut.
Milto Vako, dirigjent dhe kompozitor i njohur i muzikës së kultivuar, u nda nga jeta në nëntor 2022, duke lënë pas një ndikim të madh te brezat e rinj të muzikantëve.
Ndërkohë, Shpat Kasapi, ndërroi jete së fundmi, si shkak e një arresti kardiak. Përcjellja për në banesën e fundit është bërë ditën e djeshme nga familjarët, miqtë dhe artistët shqiptar.












































