Showbiz
Kryefjala i jep lamtumirë Shpat Kasapit jo me video nga ceremonia mortore por me një foto duke buzëqeshur. Ai do jetë në krye të çdo festë dhe gëzimi të shqiptarëve me muzikën dhe zërin e tij
30 Nëntor, 2025 | 5:22 pm

Sot, në ditën që po ndahemi fizikisht nga Shpat Kasapi, zgjedhim ta kujtojmë ashtu siç ai do të donte: me buzëqeshje.
Këngëtari që ka shënjuar skenën shqiptare me vokalin e tij të veçantë, me karizmën dhe energjinë e tij pozitive, do të jetojë gjatë në kujtesën e publikut që e deshi, e këndoi dhe e duartrokiti.
Si redaksi, kemi vendosur të mos publikojmë pamje nga ceremonia mortore apo homazhet, duke respektuar privatësinë e familjes dhe dhimbjen e tyre. Ne zgjedhim ta përcjellim me këtë imazh, ku Shpati buzëqesh dhe duket sikur thotë:
“Jam këtu mes jush. Nuk jam fizikisht, por jam me zërin dhe shpirtin tim.”
Dhe vërtet, kështu do të mbetet.
Sa herë të festoni, sa herë të dëgjoni muzikë, sa herë të nisni kërcimin e parë në dasma apo gëzime, ai do të jetë aty me ju – duke ju udhëhequr me këngën e tij të pavdekshme “Valle kosovare”.
Shpat Kasapi largohet nga kjo botë, por arti i tij mbetet.
Buzëqeshja e tij mbetet.
Zëri i tij mbetet.
Dhe mbi të gjitha, kujtimi i tij mbetet i gjallë në zemrat tona.












































