Showbiz
Atentat ndaj Azet në Gjermani? Reagon vetë reperi
30 Nëntor, 2025 | 7:09 am

Reperi i njohur shqiptar, Azet, i cili prej vitesh zhvillon karrierën e tij muzikore në Gjermani, ka reaguar pas një ngjarjeje të dyshimtë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Dyseldorf.
Mediat gjermane raportuan se një pajisje e dyshuar shpërthyese ka shpërthyer në hyrje të një blloku apartamentesh që figuron në pronësi të artistit.
Lajmi ngriti shqetësim si tek banorët e zonës ashtu edhe tek fansat e reperit, pasi dyshohej se objekti i incidentit mund të kishte lidhje me Azet.
Për të qartësuar situatën, ai publikoi një reagim në Instagram, duke mohuar prerë që ka qenë shënjestër e ndonjë atentati. “Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte, unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua”, sqaroi Azet.













































