Kryefjala Logo

Linda Rei vazhdon me ankesat kundër produksionit të BBVK

29 Nëntor, 2025 | 8:52 pm

Linda Rei, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj ndaj produksionit pas largimit nga shtëpia.

Ajo pretendon se disa prej sendeve të saj personale ende nuk i janë kthyer.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Linda ka bërë të ditur se ka kërkuar zyrtarisht rikthimin e tyre dhe se pret një përgjigje nga stafi i formatit, shkruan “Kosovarja”.

Nga produksioni i “BBVK” deri tani nuk është dhënë asnjë reagim publik, ndërsa çështja mbetet e hapur dhe në pritje të një sqarimi.

IMG 7468

Të ngjashme