Kryefjala Logo

Talenti i ri që po shkëlqen, Luna Çausholli sjell një histori dashurie në Fest 64

28 Nëntor, 2025 | 5:02 pm

“Pa kufi” është kënga që rikthen për herë të tretë artisten e re, por shumë të talentuar, Luna Çausholli në Festivalin e fundvitit.
Edhe pse e re në moshë Luna ka spitakur për talentin e saj në muzikë’ ndërsa ka qënë e ema e cila ka zbuluar këtë talent të saj. Fillimisht Luna ka nisur karrierën e saj me kitarë, ndërsa më pas zbuloi atë që sot është e pandarë prej saj, muzikën dhe këngën.

4 vitet e fundit kanë qënë mjaft të ngjeshura për artisten e re, pasi ajo ka qënë mjaft aktive në festivale dhe kompeticione të ndryshme muzikore ku ka spikatur për talentin, ndjeshmërinë por edhe për pasionin e saj në muzikë. Pa muzikë bota nuk do të ishte kaq e bukur shprehet artistja në emisionin Çasti I Duhur në Radio Televizionin Shqiptar.

“Ndihem vetëvetja me muzikë, unë jam me kufje në çdo moment”.

Frymëzimi im është mami thotë Luna, e cila është njëherësh gazetarja e njohur Ermira Çausholli .
“Unë pa mamin nuk punojë dot, më jep një frymëzim të madh, ajo është gjeni. Ajo ka filluar të shkruaj tekste vetëm sepse unë po merrem me muzikë”.

Gjithashtu Luna zbulon edhe pak detaje për këngën e saj me të cilën konkuron në FEST 64, “Pa kufi” është një histori e madhe dashurie thotë ajo, tekstin e të cilit e ka bërë po prap e ema e saj.
“Kënga ka brënda elemente tradicional pop, ndërsa shpreson se do të jap gjithashtu një mesazh të fortë”.

Duke premtuar se këtë vit do të vi ndryshe nga çdo herë tjetër por pa zbuluar asnjë detajë më shumë, Luna thotë se cdo gjë do të jetë surprizë, por në skenë nuk do të jetë vetëm.

Të ngjashme