Kryefjala Logo

Kujt i drejtohet kënga e Enxhi Nasufit? Çfarë do të zgjidhte mes moderimit të Festivalit dhe Eurosongut?

26 Nëntor, 2025 | 5:17 pm

Në qoshen e Gazetarit Olti Curri në Podfestë, Enxhi Nasufi rrëfen më tepër detaje sa i takon këngës me të cilën ajo garon në FEST 64. Nasufi tregon se kënga ka elemente të folklorit, isos dhe eposit, teksa elementë të tillë tradicionalë i rrin mirë festivalit të këngës.
“ Këto momentet e krijimit në studio janë të cuditshme sepse nuk ka asgjë fikse që të thuash e bëra këtë gjënë kështu. Duke punuar me Kledi Bahitin kishim hedhur disa vokale, unë gjithashtu konceptin, një pjesë të tekstit të cilin e kam shkruar vetë, dhe që në momentin e parë që Kledi ka luajtur diçka në piano, dhe më dëgjoi shumë pak çfarë unë kisha brënda shpirtit tim, ka hedhur natyrshëm tingujt në piano, pasi më kuptoi cfarë unë doja të shprehja.
Por kujt i drejtohet kjo këngë dhe kush do donte Enxhi që ta dëgjonte??
Kjo është kënga e shpirtit tim, i ka të gjitha brënda, e ka lotin, dhimbjen, dhe forcën, këto janë elemente që i takon tek çdo njeri, dhe unë do doja që ne si njerëz të na përfaqësonte shpirti dhe me të gjitha ngjyrat. Nuk mund të jemi vetëm bardh e zi, edhe pse ka momente që jemi, por ne i kemi të gjitha ngjyrat”.
E pyetur nga Olti Curri nëse do duhet të zgjidhte për vitin e ardhshëm mes moderimit dhe Eurosong, Enxhi rrëfen se padyshim këtë të fundit, efhe pse dëshira është për të dyja, por mos ndoshta ngjarjet e fundit e kanë mërzitur pak Enxhin?

Të ngjashme