Showbiz
“Viti që shkoi ishte më sfidues i jetës sime”, Enxhi Nasufi hap zemrën në Podfestë
26 Nëntor, 2025 | 5:13 pm

E ftuar në episodin e 5-të të Podfestë ka qënë njera prej konkurenteve të këtij viti në FEST 64, Enxhi Nasufi ka folur jo vetëm për pjesëmarrjen e saj në festival, por edhe për projektet e saj të tjera e veçanërisht për vitin e fundit për të cilin artistja, moderatorja dhe këngëtarja thotë se ka qënë më sfiduesi i jetës së saj ku e kanë shoqëruar shumë ulje dhe ngritje.
“viti i fundit për mua ka qënë më sfiduesi, i mbushur me zhgënjime, një luftë me emocione ku jam rrëzuar dhe gritur shumë herë, si nga jeta personale dhe profesionale”.
Enxhi Nasufi është një artiste e cila është rritur në skenë, që e vogël ajo ka marrë pjesë në disa kompeticione muzikore ku ka fituar edhe disa çmime të rëndësishme, ndërsa në Festivalin e fundvitit ajo do të marrë pjesë me këngën që titullohet, Dritë” për të cilën Enxhi ka edhe një shpjegim të veçantë.
“Rrugëtimi ynë personal do duhet ti ketë të gjitha, gjithmonë për tu bërë më të fortë, më të mënçur, për tmë dhënë mua mësimin se jeta është si një libër me gjithë të mirat e të këqijat”.
Përballë drejtoreshës artistike të FEST 64, Elhaida Danit Enxhi ka zbuluar gjithashtu se po punon edhe për një projekt shumë special, një libër . “
Libri është bashkëautorësi, kam punuar së bashku me një të ri të talentuar, Klajdi Thaçi. Klajdi me kam njohur dhe I kam Lexuar të tre librat që ai ka shkruar, dhe prej tyre më është dukur sikur njihemi prej kohësh. Libri titullohet “E fshehta e syte të tu”! Brënda rrëfen më tej Enxhi ky libër i ka të gjitha dritën, dhimbjen, dashurinë. Ky libër erdhi natyrshëm, unë prej kohësh mendoja të shkruaja një histori, bazuar në historinë time të vërtetë, ndërsa Klajdi është ai që i ka shtuar të gjithë elementët artistikë”.










































