Kryefjala Logo

Egzon Pireci tërhiqet nga Festivali i Këngës 64, në skenë ngjitet grupi LYNX

25 Nëntor, 2025 | 8:40 pm

Festivali i Këngës në RTSH ka njoftuar zyrtarisht se këngëtari Egzon Pireci është tërhequr nga gara e Fest 64. Lajmi është bërë publik përmes profilit zyrtar të festivalit në Instagram, ku konfirmohet se vendin e tij e merr grupi LYNX, të cilët ishin në listën rezervë të miratuar nga komisioni artistik.

Sipas njoftimit, hyrja e grupit LYNX në garë vjen në përputhje me rregulloren e festivalit, që parashikon aktivizimin e artistëve rezervë në rast të tërheqjes së një konkurrenti të konfirmuar.

Grupi LYNX do të konkurrojë me këngën “Nuk kthehem pas”, një projekt me karakteristika rock, ku:
Teksti: Lynx
Kompozimi: Lynx
Orkestrimi: Lynx

Njoftimi ka krijuar menjëherë reagime në rrjete sociale, ku ndjekësit kanë komentuar si për largimin e papritur të Pirecit, ashtu edhe për rikthimin e LYNX në skenën e një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në vend.

Festivali i Këngës 64 vijon me përgatitjet, ndonse janë publikuar edhe datat e mbajtjes të Festivalit që do të jetë më 17,18,19 dhe 20 dhjetor.

Të ngjashme