Kryefjala Logo

Fansat ngritin dyshime: A është Loredana shtatzënë?

24 Nëntor, 2025 | 5:22 pm

Rrjetet sociale po ziejnë pas postimeve të fundit të Loredanës, ku ndjekësit kanë filluar të aludojnë për një shtatzëni të mundshme. Në fotot dhe videot e ndara së fundmi, reperja duket më e çlirët, më e shkëlqyeshme dhe me një stil paksa të ndryshuar, çka ka mjaftuar që komentet të shpërthejnë.
IMG 7139

IMG 7140
Në disa prej komenteve të fansave, vërehet qartë pyetja që po qarkullon: “Mos është shtatzënë?” Ndjekësit po kërkojnë çdo detaj që mund t’ua vërtetojë dyshimet, nga pozat, veshja, e deri te mënyra si e mban dorën në foto.

Deri tani, artistja nuk ka dhënë asnjë reagim, por aludimet po rriten me ritëm të shpejtë. A është thjesht një keqkuptim apo vërtet ka diçka që po e mban të fshehtë?

Të ngjashme