Kryefjala Logo

Vedat Ademi mes Amerikës dhe Shqipërisë. Ja balada që synon Eurovizion

24 Nëntor, 2025 | 5:01 pm

I njohur si këngëtari i baladave, Vedat Ademi ka sjellë gjithmonë tinguj të ngrohtë dhe të ëmbël për publikun dhe fansat e tij. I ftuar në emisionin Çasti I Duhur në Radio Televizionin Shqiptar, artisti ka folur për pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Këngës, por edhe jetën përtej oqeanit ku ai është zhvendosur së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij.

Ademi tregon se jetesa atje është më e qetë, por ardhjet e shpeshta në Shqipëri nuk e lënë që të përmallet shumë për vendin e tij. Më tej artisti tregon edhe për lidhjen dhe mbështetjen që i jep Dorela, bashkëshortja e tij.
“Dorela e do muzikën, familjen e ka pasur familje muzikanësh dhe e kupton këtë pjesë, është rritur me art, ajo ka qënë mbështetëse për çdo projekt timin, dhe e vlerësoj pa fund. Mund të them se pa mbështetjen e saj nuk do të isha këtu sot, sepse nuk do të isha prezent as në koncerte dhe shumë projekte të tjera”, shprehet artisti.
Vedat Ademi rrëfen se prej dy djemëve vetëm njëri prej tyre mund të ketë prirje për muzikën, veçanërisht instrumentin e pianos.
Gjithashtu Vedat Ademi i cili edhe pse ka eksperimentuar herë pas here në muzikë duket se shpirti i tij fle tek baladat, teksa edhe në FEST 64 do të sjellë një baladë me titull “Kur fjala mbaron”.
“Kjo këngë më dha emocione që herën e parë . Faktikisht nuk kisha në plan të kthehesha në festival, kjo edhe për shkak të largësisë me familjen, unë këtej dhe ata andej, sepse është një angazhim që të merr kohë, por kjo këngë më dha emocione të cilat shpresoj tja përcjellë edhe publikut.
Ademi thotë se çdo artistë merr pjesë në festival me qëllimin te fitorja njëjtë si edhe ai. “Sigurisht që dua ta shijojë këtë eksperiencë, por pse jo edhe ta fitojë festivalin, qëllimi është te fitorja, sepse kënga është shumë e fortë dhe mendoj se na përfaqëson edhe në Eurovizion”.

Të ngjashme