Showbiz
Ish e dashura e Klodit bën thirrjen: ‘Djema, kërkoj përkthyes, nuk po e kuptoj në BBV’
24 Nëntor, 2025 | 6:40 am

Ish-e dashura e banorit të ‘Big Brother VIP Kosova 4’, Klodit, Michelle, e cila është italiane, ka bërë një kërkesë të pazakontë publike.
Ajo i ka kërkuar ndihmë publikut shqiptar për të kuptuar se çfarë po ndodh me ish-partnerin e saj brenda shtëpisë së famshme, pasi nuk kupton gjuhën shqipe.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, vajza shpjegoi situatën e saj:
“Përshëndetje djema! Kërkoj një shqiptar që flet italisht rrjedhshëm, që i pëlqejnë reality show dhe që mund të përkthej gjithçka që bën ish-i im i fundit, pas një viti lidhje. Nuk e di nëse e keni ndjekur, Klodi i cili është pjesë e Big Brother Kosova, sepse nuk i kuptoj asnjë fjalë. Njoftim shumë serioz, të bëhemi miq.”
Pra, ajo zbuloi se kërkimi i saj lidhet drejtpërdrejt me pjesëmarrjen e Klodit në BBVK, duke konfirmuar lidhjen e tyre të mëparshme.
Duket se pavarësisht ndarjes, ish-partnerja italiane është e interesuar të dijë çfarë po ndodh me Klodin brenda shtëpisë, por barriera gjuhësore ia ka bërë të pamundur ndjekjen.












































